BM, negociata emergjente për stabilizimin e çmimeve të larta të energjisë
BKT
   Bota

BM, negociata emergjente për stabilizimin e çmimeve të larta të energjisë

Qeveria e Britanisë së Madhe po zhvillon takime emergjente me drejtuesit e sektorit të energjisë për të adresuar rritjen e shpejtë të çmimeve të shitjes me shumicë të gazit.

”Sekretari i Biznesit, Kwasi Kwarteng do të takohet me furnitorë të ndryshëm”, shkruan ”Times”, sipas së cilës ata do të kërkojë uljen e taksave dhe lehtësimin e taksave të gjelbra”.

Frika nga faturat e brendshme të papaguara në vitin e ri është rritur që kur rritja e çmimeve të gazit filloi të falimentonte furnizuesit në shtator.

Që atëherë, çmimet janë rritur 72 peni për një litër gaz.

”Rritja e çmimeve me shumicë është për shkak të një kombinimi të problemeve me zinxhirët e furnizimit global dhe mund të rritet deri në 56%”,  sipas disa parashikimeve të bankës së investimeve, Investec./atsh