​Shumica e emigrantëve duan të shkojnë në Gjermani, më së paku në Hungari
BKT
   Bota

​Shumica e emigrantëve duan të shkojnë në Gjermani, më së paku në Hungari

Numri i azilkërkuesve në Gjermani është rritur ndjeshëm në nëntë muajt e parë të vitit 2021 dhe numri më i madh i kërkesave për azil brenda Bashkimit Evropian është regjistruar në atë vend.

“Në gjithë Bashkimin Evropian në nëntë muajt e parë të 2021 janë dorëzuar 355.955 kërkesa për azil ose 15 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja më e fortë është shënuar në Gjermani, ku numri i kërkesave është rritur me 33 krahasuar me 2020 për qind në 100 240 kërkesa”, shkruan Funke Mediengruppe, duke cituar të dhëna nga zyra e statistikave të BE-së.

Sipas të njëjtave të dhëna, Gjermania përbën 28.4 për qind të të gjitha kërkesave për azil të paraqitura në nëntë muajt e parë të këtij viti në BE. Gjermania pasohet nga Franca me 20, Spanja 11 dhe Italia me 8 për qind të kërkesave për azil.

Në fund të listës së vendeve për nga numri i kërkesave për azil është Hungaria, ku në tre tremujorët e parë 2021 janë dorëzuar 30 kërkesa për azil.

Numri më i madh i azilkërkuesve vjen nga Afganistani dhe Siria, pasuar nga Pakistani dhe Iraku.

Vitin e kaluar, me sa duket për shkak të ndikimit të pandemisë në flukset migratore, numri i azilkërkuesve në Bashkimin Evropian ra ndjeshëm. Në vitin 2019 janë regjistruar 612 mijë kërkesa.