Për një vit në BE kundër COVID-19 janë vaksinuar dy të tretat e banorëve
Vaksinimi masiv në vendet e BE-së filloi më 27 dhjetor 2020 dhe deri më tani janë administruar 710 milionë doza vaksinash.
Për një vit që nga fillimi i procesit të imunizimit masiv kundër COVID-19 në vendet e Bashkimit Evropian (BE), 67,8 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht.
Vaksinimi masiv në vendet e BE-së filloi më 27 dhjetor 2020 dhe deri më tani janë administruar 710 milionë doza vaksinash.
Të dhënat nga Qendra evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) tregojnë se rreth 303 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht brenda BE-së, e cila ka një popullsi prej rreth 450 milionë banorësh.
Termi i vaksinuar plotësisht përdoret për ata që kanë marrë dy doza të vaksinave të miratuara nga BE: BioNTech-Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca, dhe një dozë të Johnson&Johnson.
Së paku një dozë e vaksinës iu dha 327 milionë njerëzve, që është rreth 72,2 për qind e popullsisë.
Doza përforcuese u mor nga të paktën 104 milionë njerëz që jetojnë brenda BE-së, ose rreth 23 për qind e popullsisë.
Vendi anëtar i BE-së me më shumë të vaksinuar është Danimarka. Në Danimarkë, 83 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar, e ndjekur nga Portugalia me 82,2, Malta me 82, Irlanda me 77, Belgjika me 76,1 dhe Spanja me 74,9.
Ndër vendet me më pak të vaksinuar janë Bullgaria (27,1 për qind), Rumania (40,1), Sllovakia (47,4) dhe Kroacia (51,7).























