18:03 / 28.12.2021
Kolumbi, së paku 7 të vdekur nga rrëzimi i autobusit nga një shkëmb
Aksidenti ka shkaktuar vdekjen e shoferit dhe të paktën gjashtë të tjerëve.
Së paku shtatë persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë janë lënduar kur një autobus ka rënë nga një shkëmb në Kolumbi.
Autobusi, i cili po udhëtonte nga kryeqyteti Bogota për në qytetin e dytë më të madh të vendit, Medellin, ka rënë në një luginë në komunën veriperëndimore të San Luisit, duke shkaktuar vdekjen e shoferit dhe të paktën gjashtë të tjerëve, raportuan mediat lokale.
Tetë nga të lënduarit raportohen të jenë në gjendje kritike.
Autoritetet kanë nisur hetimet për aksidentin.























