Kinë, zbulohen 182 raste me COVID-19 me origjinë vendase
BKT
   Bota

Kinë, zbulohen 182 raste me COVID-19 me origjinë vendase

Në 24 orë e fundit u zbuluan po ashtu 27 raste të reja me origjinë të jashtme dhe asnjë viktimë nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Kinë janë zbuluar 182 raste të reja me koronavirusin e ri COVID-19.

Sipas deklaratës së Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, 180 prej rasteve janë zbuluar në provincën Shaanxi në veri të vendit. 175 raste lokale u zbuluan në kryeqytetin e provincës Xi'an, 3 raste lokale në Xianyang në veriperëndim dhe 2 raste lokale në Yan'an në veri. Një rast me origjinë lokale është zbuluar në provincat e Zhejiang në lindje të vendit dhe Yunnan në jugperëndim.

Në 24 orë e fundit u zbuluan po ashtu 27 raste të reja me origjinë të jashtme dhe asnjë viktimë nga COVID-19.

Në vend në një ditë janë regjistruar 209 raste të reja, që është shifra më e lartë e regjistruar në 20 muajt e fundit. Herën e fundit në vend më 1 mars 2020, muajt e parë të pandemisë, ishin regjistruar 202 raste të reja.

Nga ana tjetër, në 24 orët e fundit thuhet se janë zbuluar 21 raste, prej të cilëve 18 me origjinë nga jashtë, nuk kanë shfaqur asnjë shenjë sëmundjeje edhe pse testi për COVID-19 ka rezultuar pozitiv. Rastet me origjinë vendase u zbuluan në provincën Yunnan.

Autoritetet shëndetësore kineze nuk i përfshijnë rastet që nuk zhvillohen në sëmundje në numrin total të rasteve, por i klasifikojnë veçmas si “raste asimptomatike”.

- Qyteti me 13 milionë banorë në karantinë

Në qytetin Xi'an, ku u regjistruan 175 raste në 24 orët e fundit, numri i rasteve të zbuluara që nga 9 dhjetori, kur u shfaqën për herë të parë rastet me origjinë vendase, ka arritur në 810.

Në qytetin me 13 milionë banorë, më 23 dhjetor nisën të zbatohen masat e shtetrrethimit dhe karantinës.

Në qytetin ku u mbajt raundi i katërt i testimeve masive, më 27 dhjetor u zbuluan 155 raste lokale.

Rastet në Xi'an dhe qytete të tjera regjistrohet se mbartnin variantin Delta të COVID-19.

Në Kinë, ku u shfaqën rastet e para me të COVID-19, deri më sot janë zbuluar 101.486 raste, kanë vdekur 4.636 persona dhe vazhdojnë të trajtohen 2.275 pacientë.