OBSH nuk arrin objektivin për vaksinimin e 40 për qind të popullsisë global
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk do e arrij dot objektivin e saj për të vaksinuar 40 për qind të popullsisë në çdo vend deri në fund të vitit, veçanërisht në Afrikë.
Nga 194 vendet anëtare të OBSH-së, rreth gjysma e tyre nuk do ta përmbushin qëllimin. Në rreth 40 vende as 10 për qind e popullsisë nuk është vaksinuar.
OBSH-ja ka fajësuar rezervat e vaksinave, veçanërisht në vendet e pasura perëndimore të cilat tashmë po administrojnë vaksinat përforcuese.
Deri të martën, janë administruar më shumë se 8.6 miliardë doza vaksinash, në mbarë botën, kryesisht në vendet me të ardhura të larta që kishin burimet për të siguruar kontratat e tyre me prodhuesit e vaksinave.
Dhjetra vende janë të varura nga furnizimet nga COVAX, programi i shpërndarjes së vaksinave të mbështetur nga OKB-ja, i cili ka si qellim vaksinimin e personave në vendet me të ardhura më të ulëta.
Vendet e pasura janë kritikuar se nuk kanë punuar mjaftueshëm për të mbështetur barazinë globale të vaksinave përmes COVAX. Megjithatë, dërgesat e vaksinave përmes skemës janë rritur javët e fundit. Deri në javën e fundit të dhjetorit, COVAX ka dorëzuar 722 milionë doza. /atsh























