Gjermani, konfirmohen disa raste me COVID-19 në bordin e anijeve luksoze
BKT
   Bota

Gjermani, konfirmohen disa raste me COVID-19 në bordin e anijeve luksoze

Disa raste me Covid-19 janë konfirmuar në dy anije lundrimi luksoze, konfirmoi operatori i tyre gjerman të martën.

“Ne identifikuam disa raste me Covid-19 gjatë testeve rutinë në bordin e ‘Europa’ dhe ‘Europa 2’. Personat e prekur janë mirë dhe nuk kanë simptoma ose kanë vetëm simptoma të lehta”, tha kompania ‘Hapag-Lloyd Cruises’ me qendër në Hamburg, pa dhënë shifra konkrete.

“Ata që rezultuan pozitivë dhe kushdo me të cilin kishin kontakt u izoluan menjëherë nga të tjerët në bord. Plani është që ata që rezultuan pozitivë të zbarkojnë në Dubai dhe të futen në karantinë , ku do të kujdesen nga një ofrues mjekësor”, tha kompania.

I gjithë stafi dhe pasagjerët në bordin e anijeve thuhet se janë plotësisht të vaksinuar. Të dy anëtarët e ekuipazhit dhe të ftuarit gjithashtu i janë nënshtruar testit rregullisht.

‘Europa 2’, me 280 pasagjerë dhe 380 anëtarë të ekuipazhit, fillimisht kishte vendosur të udhëtonte nga Dubai në Mauritius gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Udhëtimi tani është caktuar të përfundojë disa ditë më herët se sa ishte planifikuar, më 30 ose 31 dhjetor.

‘Europa’, me 240 të ftuar dhe 280 anëtarë të ekuipazhit, ka planifikuar të lundrojë në Mauritius dhe Maldive gjatë pushimeve. Pas ndalesës në Dubai, do të vazhdojë udhëtimin drejt Maldiveve./atsh