Rreth 100 të dyshuar për krime janë arrestuar në Kabul të Afganistanit
BKT
   Bota

Rreth 100 të dyshuar për krime janë arrestuar në Kabul të Afganistanit

Policia ka arrestuar rreth 100 persona për përfshirje në aktivitete kriminale, tha një zëdhënësi i policisë së Kabulit Mubin Khan.

Të gjithë të arrestuarit, sipas zyrtarit, ishin përfshirë në aktivitete kriminale, duke filluar nga grabitja me armë deri te vjedhja.

Administrata talebane është e përkushtuar për të garantuar ligjin dhe rendin në vend, tha Mubin Khan.

Ndërkohë, qytetarët i bëjnë thirrje administratës së re që të krijojë më shumë vende pune, duke përmendur varfërinë si shkaktarin kryesor të rritjes së krimeve./bw