Raportohet për dy të vdekur nga sulmi izraelit në Siri
BKT
   Bota

Raportohet për dy të vdekur nga sulmi izraelit në Siri

Të paktën dy anëtarë të një grupi militant pro-qeveritar janë vrarë nga një sulm ajror izraelit në portin sirian të Latakia-s, tha të mërkurën një vëzhgues i luftës.

Sulmi para agimit të martën e shënoi herën e dytë që Izraeli e ka sulmuar qendrën e rëndësishme të mallrave që nga shpërthimi i luftës civile në Siri më 2011, shkruan France24.

“Dy pjesëtarë të një grupi militant pro-qeveritar u vranë në sulmin izraelit”, tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Britaninë e Madhe.

Mediet shtetërore siriane thanë se kontejnerët e goditur nga sulmi ishin me vaj motorik dhe pjesë për vetura e automjete të tjera. Megjithatë, vëzhguesi tha se ngarkesa ishte me armë e municion.

Sipas shifrave të Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Izraeli këtë vit e ka shënjestruar Sirinë me sulme gati 30 herë, duke vrarë 130 persona, prej tyre: 5 civilë e 125 luftëtarë.