18:35 / 29.12.2021
Punimet e fazës së 3-të të TURKOVAC do kryhen edhe në Azerbajxhan
Në Azerbajxhan të mbërrijë një grup ekspertësh për të realizuar punimet e fazës së 3-të të TURKOVAC.
Në Azerbajxhan është dhënë miratimi për kryerjen e punimeve të fazës së 3-të të vaksinës turke TURKOVAC të prodhuar në Turqi kundër COVID-19, raporton Anadolu Agency.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Azerbajxhanit, Perviz Abubekirov në një deklaratë për AA tha se janë shqyrtuar dokumentet dhe është dhënë miratimi për kryerjen e punimeve të fazës së 3-të të TURKOVAC edhe në Azerbajxhan.
Abubekirov tha se pritet që në Azerbajxhan të mbërrijë një grup ekspertësh për të realizuar punimet e fazës së 3-të të TURKOVAC.























