Skocia regjistron një numër rekord të rasteve
BKT
   Bota

Skocia regjistron një numër rekord të rasteve

Skocia ka regjistruar një numër rekord të rasteve të reja me koronavirus prej 15,849 në 24 orët e fundit, konfirmoi liderja e Partisë Kombëtare Skoceze, Nicola Sturgeon, ndërsa nuk janë njoftuar ende kufizime të reja.

Numri i infeksioneve të reja arriti në 4,819, më shumë se niveli i mëparshëm i regjistruar në ‘Boxing Day’.

Gjatë një takimi virtual të parlamentit skocez, Sturgeon tha se, vala e infeksioneve me Omicron po përhapej me shpejtësi, duke paralajmëruar se një rritje e rasteve pritej gjatë ditëve dhe javëve në vijim.

Sturgeon tha se, shkalla e testeve pozitive është 28.9 përqind, ku infeksionet me Omicron përbëjnë rreth 80 përqind të rasteve, ndërsa infeksionet e përgjithshme janë rritur me 47 përqind javën e kaluar.

“Duke pasur parasysh shpejtësinë dhe shtrirjen e transmetimit të virusit, është jetike që ne të vazhdojmë të marrim masa paraprake dhe të kufizojmë ndërveprimet sociale për një periudhë të caktuar, duke marë në konsideratë ndikimet e mundshme të kësaj vale infeksioni dhe përfundimin e programit të dozës përforcuese”, tha Sturgeon.

Ajo tha se, kufizimet për mikpritjen, ngjarjet dhe shitjen me pakicë pritet të mbeten në fuqi deri më 17 janar.

Rregullat e reja për grumbullimet shoqërore do të hyjnë në fuqi të hënën, ku takimet do të kufizohen deri në tre familje në ambientet e brendshme dhe të jashtme si baret, restorantet, teatrot, kinematë dhe palestrat./atsh