Italia theu rekordin, rreth 100.000 pacientë në ditë
Italia vendosi një rekord të ri ditor në numrin e të prekurve nga COVID-19 pasi sot u regjistruan 98.030 raste të reja, njoftoi Ministria italiane e Shëndetësisë.
Kjo është një rritje prej afro 20.000 rastesh krahasuar me të martën, kujton Reuters.
Në 24 orët e mëparshme në Itali kanë humbur jetën 148 pacientë.
Që nga fillimi i epidemisë, Italia ka regjistruar 137.091 pacientë të vdekur nga COVID dhe është e dyta në Evropë për nga numri i vdekjeve, pas Britanisë së Madhe dhe e nënta në botë.
Deri më sot, Italia ka regjistruar 5.85 milionë raste. Numri i të shtruarve është 10.548, pa llogaritur pacientët nga terapia intensive.
126 pacientë të tjerë janë shtruar në terapi intensive dhe numri i përgjithshëm i personave të shtrirë në këtë njësi është 1185.
1.03 milionë teste për COVID janë kryer në Itali një ditë më parë, shtoi Ministria e Shëndetësisë.























