Peru, për shkak të COVID ndalohet përdorimi i plazheve natën e Vitit të Ri
BKT
   Bota

Peru, për shkak të COVID ndalohet përdorimi i plazheve natën e Vitit të Ri

Ministri i Shëndetësisë, Hernando Cevallos, tha në një konferencë shtypi se janë vendosur kufizime për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në Peru, të gjitha plazhet dhe pishinat janë të mbyllura për qytetarët gjatë festimeve të Vitit të Ri për shkak të rritjes së madhe të numrit të rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Ministri i Shëndetësisë, Hernando Cevallos, tha në një konferencë shtypi se janë vendosur kufizime për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ai shtoi se për këtë arsye ata vendosën të pengojnë tubimet ku mblidhen shumë njerëz.

Ministri Cevallos theksoi se prioritet i tyre është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve.

“Plazhet, liqenet dhe pishinat në vend nuk do të lejohen të përdoren nga data 31 dhjetor deri më 1 janar. Në ditët e tjera do të lejohet hyrja në plazhe me një kapacitet të caktuar, duke respektuar masat si përdorimi i maskave dhe distanca“, tha Cevallos.

Pasi u zbuluan 12 raste të variantit Omicron në kryeqytetin Lima më 22 dhjetor, numri i tyre u rrit në 116.​​​​​​​