Blinken biseda telefonike me homologët nga Franca, Gjermania dhe Britania
Në biseda u vendos theksi mbi rëndësinë për të qëndruar në bashkëpunim përballë "agresivitetit" të Rusisë ndaj Ukrainës si dhe ranë dakord që do të ketë pasoja serioze për Rusinë nëse përparon më tej.
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në bisedat telefonike me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian, ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe ministren e Jashtme britanike Elizabeth Truss bisedoi për çështjet rajonale dhe dypalëshe dhe kryesisht për Ukrainën.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price në një deklaratë me shkrim njoftoi se Blinken sot zhvilloi një bisedë telefonike me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe.
Në biseda u vendos theksi mbi rëndësinë për të qëndruar në bashkëpunim përballë "agresivitetit" të Rusisë ndaj Ukrainës si dhe ranë dakord që do të ketë pasoja serioze për Rusinë nëse përparon më tej.
Ministrat përsëritën mbështetjen e palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe shprehën shqetësimet për përshpejtimin e programit bërthamor të Iranit.
Gjithashtu ministrat potencuan se janë në solidarizim me Lituaninë përballë presionit politik dhe ekonomik të Kinës si dhe diskutuan mbi përpjekjet për zhvillimin sa më parë të zgjedhjeve kombëtare të Libisë.























