Rusia regjistron një numër rekord të vdekjeve në nëntor
BKT
   Bota

Rusia regjistron një numër rekord të vdekjeve në nëntor

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 87,000 persona në Rusi kanë vdekur nga Covid-19, duke shënuar një numër rekord në muajin nëntor.

Në shumicën e rasteve, virusi është konsideruar shkaku kryesor i vdekjeve, njoftoi sot zyra e statistikave Rosstat, në Moskë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, shifrat e qeverisë ruse për muajin e kaluar janë në mënyrë të dukshme më të ulëta ku janë raportuar 37,000 vdekje.

Mospërputhja shpjegohet me faktin se, janë regjistruar vetëm rastet në të cilat koronavirusi ishte shkaku kryesor i vdekjeve , thuhet në raport.

Statistikat e qeverisë treguan se vendi ka regjistruar më shumë se 1000 vdekje të reja nga koronavirusi çdo ditë për javë të tëra. Megjithatë, kjo shifër bazohej tashmë në supozimin se numri i rasteve të paraportuara ishte i lartë.

Kohët e fundit, situata e koronavirusit në Rusi është lehtësuar disi, me më shumë se 900 vdekje brenda një dite./atsh