Scholz: Të bëhemi më të shpejtë se virusi, kujdes!
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje që publiku të bashkohet në luftën kundër pandemisë dhe të mbështesë rinovimin e planifikuar të qeverisë së tij të vendit, në fjalimin e Vitit të Ri drejtuar kombit.
Scholz, i cili pasoi Angela Merkelin si kancelare në fillim të dhjetorit, u bëri thirrje të gjithë gjermanëve që të vaksinohen mes valës së pestë masive të infeksioneve në vend të udhëhequr nga varianti i koronavirusit Omicron.
“Ajo që ka rëndësi tani është shpejtësia. Ne duhet të jemi më të shpejtë se virusi’’, theksoi Scholz.
“Së bashku të bëjmë gjithçka… me të vërtetë dua të them gjithçka, në mënyrë që të mund të mposhtim më në fund koronavirusin”, theksoi ai.
Scholz kërkoi mirëkuptim për kufizimet dukshëm më të rrepta që sapo hynë në fuqi në Gjermani, duke përfshirë kufizimet në takimet private.
”Varianti i ri i koronavirusit përhapet edhe më lehtë se paraardhësit e tij. Ju lutemi merrni këto kufizime shumë seriozisht. Për mbrojtjen tuaj, për mbrojtjen e familjeve tuaja. Për mbrojtjen e të gjithëve ne”, shtoi kancelari.
”Do të ketë gjithmonë dallime në mendime”, tha Scholz. “por një komunitet i fortë mund t’u rezistojë kontradiktave nëse dëgjojmë njëri-tjetrin dhe tregojmë respekt të ndërsjellë”./atsh























