Bahreini emëron ambasadorin e parë në Siri pas 10 vitesh
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Bahreinit, mbreti Hamad bin Isa Al-Khalifa nxori një dekret mbretëror të enjten, duke emëruar Waheed Mubarak Sayyar si ambasador të mbretërisë në Siri.
Bahreini ka emëruar ambasadorin e tij të parë në Siri në një dekadë pasi uli marrëdhëniet diplomatike me Damaskun në vitin 2012.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Bahreinit, mbreti Hamad bin Isa Al-Khalifa nxori një dekret mbretëror të enjten, duke emëruar Waheed Mubarak Sayyar si ambasador të mbretërisë në Siri.
Në vitin 2012, Bahreini dhe Omani ulën përfaqësimin e tyre diplomatik në Siri si përgjigje ndaj shtypjes brutale të regjimit të Bashar al-Assad ndaj protestave që shpërthyen në vitin 2011 ndërsa vendet si Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Katari, Arabia Saudite dhe Kuvajti ndërprenë lidhjet me regjimin e Asadit.
EBA rihapi ambasadën e saj në Damask më 27 dhjetor të vitit 2018 dhe emëroi një të ngarkuar me punë. Omani gjithashtu ktheu ambasadorin e tij në Damask më 5 tetor të vitit 2020.
Që nga korriku, hapat e normalizimit me regjimin sirian janë përshpejtuar nga disa vende arabe, përfshirë Egjiptin, Jordaninë dhe EBA-në.
Në nëntor, ministri i Jashtëm i EBA-së, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan vizitoi Sirinë dhe u takua me Asadin.























