Australia raporton numrin më të lartë ditore të rasteve me COVID-19
BKT
   Bota

Australia raporton numrin më të lartë ditore të rasteve me COVID-19

Kryeshefi i shëndetësisë i Uellsit të Ri Jugor, Dr. Kerruy Chant, tha se me rëndësi është "të kujtojmë se COVID-19 është aktiv në komunitetet tona dhe njerëzit janë në një rrezik në rritje të kontraktimit të virusit".

Australia brenda ditës së fundit ka raportuar mbi 32 mijë raste të koronavirusit të ri (COVID-19), shifër më e lartë ditore që nga shpërthimi i pandemisë.

Siç raporton ABC News, Uellsi i Ri Jugor regjistroi 21.151 raste, ndërsa Victoria regjistroi 5.919 raste.

Rastet e reja në të gjithë vendin u rritën nga 21.341 raste që u regjistruan një ditë më parë.

Vendi po ashtu raportoi gjashtë viktima gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore kanë kërkuar nga publiku që të ndjekë udhëzimet kundër virusit gjatë festimit të Vitit të Ri.

"Ne e dimë se ka qenë një vit sfidues për të gjithë dhe e kuptojmë se njerëzit duan të mblidhen së bashku për të festuar Vitin e Ri. Falënderojmë komunitetin për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme për të qëndruar të sigurt nga COVID-19 dhe u kërkojmë atyre të vazhdojnë këto sjellje", tha kryeshefi i shëndetësisë i Uellsit të Ri Jugor, Dr. Kerruy Chant.

Ai theksoi se me rëndësi është "të kujtojmë se COVID-19 është aktiv në komunitetet tona dhe njerëzit janë në një rrezik në rritje të kontraktimit të virusit, veçanërisht në mjedise të brendshme".

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Australia deri më tani ka vaksinuar plotësisht 91,4 për qind të popullsisë së saj mbi moshën 16-vjeçare, ndërsa 94,4 për qind kanë marrë të paktën një dozë.