Kina lufton kundër COVID-19 në provincën veriperëndimore Shaanxi
Kina ka administruar mbi 2.8 miliardë vaksina dhe gjithashtu ka shpërndarë afër 2 miliardë vaksina në të gjithë botën.
Kina ka raportuar më shumë se 100 raste me COVID-19 në provincën e saj veriperëndimore Shaanxi për të gjashtën ditë radhazi.
Komisioni kombëtar shëndetësor tha sot se 166 raste lokale u raportuan në vend të enjten, nga të cilat 165 u raportuan në Shaanxi. Xi'an, kryeqyteti i provincës është nën bllokim të rreptë pasi rastet me COVID-19 të variantit Delta u zbuluan në fillim të këtij muaji.
Përveç kësaj, të paktën 29 raste të reja të importuara janë raportuar në 10 rajone të nivelit provincial të vendit.
Rastet kanë arritur në 1.250 në Xi'an që nga 9 dhjetori, kur qyteti raportoi rastin e parë.
Javën e kaluar, autoritetet lokale vendosën bllokim të rreptë duke pezulluar shkollat dhe transportin publik dhe duke nisur disa raunde testimesh masive.
Kina ka administruar mbi 2.8 miliardë vaksina dhe gjithashtu ka shpërndarë afër 2 miliardë vaksina në të gjithë botën.























