Sondazh: Shumica e francezëve të pashpresë nga viti i ri
BKT
   Bota

Sondazh: Shumica e francezëve të pashpresë nga viti i ri

Teksa 85 për qind e francezëve mendojnë se viti 2022 do të kalojë nën hijen e pandemisë për shkak të COVID-19, rraskapitja dhe lodhja mbizotëron në një pjesë të konsiderueshme të tyre për shkak të kësaj situate.

Shumica e qytetarëve në Francë nuk hyjnë me optimizëm në vitin e ri me arsyen se problemet ekonomike dhe problemet që rrjedhin nga kriza shëndetësore do të vazhdojnë.

Instituti Odoxa BackBone-Consulting zhvilloi një sondazh për "Le Figaro" lidhur me pritshmëritë dhe mendimet e francezëve teksa hyjnë në vitin 2022.

Sipas anketës, 59 për qind e qytetarëve në Francë mendojnë se viti i ri nuk do të jetë ndryshe nga 2021, se do të vazhdojë kriza, kryesisht në shëndetësi dhe se 23 për qind e tyre mendojnë se ditët e ardhshme do të përkeqësohen dhe se Francën e presin skenarë të këqij.

Ndërsa ka mbetur në 17 për qind shkalla e atyre që shpresojnë se viti i ri do të fillojë mirë.

- Francezët të rraskapitur dhe të lodhur

Teksa 85 për qind e francezëve mendojnë se viti 2022 do të kalojë nën hijen e pandemisë për shkak të COVID-19, rraskapitja dhe lodhja mbizotëron në një pjesë të konsiderueshme të tyre për shkak të kësaj situate.

Në vend nga 10 persona 6 prej tyre kanë shqetësimin se në muajt e ardhshëm do të vërehet një lëvizje sociale në madhësi të ngjashme me protestat e "Jelekëve të Verdhë" ndërsa tek 49 për qind e francezëve ka një frikë të krizës ekonomike.

Po ashtu 53 për qind mendojnë se zgjedhjet presidenciale që po afrojnë nuk do të kalojnë shumë ndryshe se do të zgjidhet presidenti aktual Emmanuel Macron ndërsa 28 për qind vlerësojnë se presidente do të zgjidhet Valerie Pecresse, kandidatja e të djathtës.

Ndërkohë 22 për qind e francezëve kanë deklaruar se do të zgjidhen kandidatët e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen ose Eric Zommour.