Spanja regjistron rekord të rasteve ditore me COVID-19
BKT
   Bota

Spanja regjistron rekord të rasteve ditore me COVID-19

Si rezultat i rritjes ekstreme, thuhet se javën e kaluar 1 në çdo 100 persona u infektua me COVID-19.

Spanja dje ka regjistruar 161.688 raste me COVID-19, "numri më i lartë i rasteve ditore" që nga shkurti i vitit 2020, kur filloi pandemia.

Thuhet se kjo shifër është përafërsisht 60 për qind më shumë se numri prej 100.760 rasteve të regjistruar më 29 dhjetor.

Si rezultat i rritjes ekstreme, thuhet se javën e kaluar 1 në çdo 100 persona u infektua me COVID-19.

Në Navarra, rajoni me shkallën më të lartë të infeksionit në Evropë, javën e kaluar 1 në çdo 36 persona u infektua me COVID-19.

Në Spanjë numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 6.294.745, numri i të infektuarve në 1.148.385 dhe numri i pacientëve nën kujdes intensiv në 1.803.

Numri i personave që humbën jetën nga COVID-19 shkoi në 89.451 ndërsa numri i të shëruarve në 5.056.955.