Autoritetet identifikojnë 19 infeksione në grupin e instruktorëve të skive
Në një vendpushim skijimi austriak janë raportuar 19 raste me koronavirus.
Grupi i instruktorëve të skijimit kryesisht holandez kishte qëndruar në disa kabina dhe restorante alpine në Kirchberg afër Kitzbuhel që prej ditës së Krishtlindjeve, 25 dhjetorit.
Autoritet u bënë thirrje të gjithë personave që kishin vizituar baret në zonën e Kirchberg gjatë kësaj periudhe të kryenin testet (PCR) për të qenë të sigurt.
Vizitorët gjithashtu duhet të monitorojnë shëndetin e tyre për dy javë, të shmangin turmat dhe të vendosin maska të shkallës më të lartë FFP2.
Pas raportimit të rasteve të koronavirusit, anëtarët e grupit të infektuar dhe të pa infektuar u izoluan.
Në provincën e Tirolit, shkalla e incidencës shtatëditore të infeksioneve të reja ishte rreth 300 për 100,000 banorë./atsh























