Clinton paralajmëron për një kandidaturë të mundshme të Trump në 2024
BKT
   Bota

Clinton paralajmëron për një kandidaturë të mundshme të Trump në 2024

Ai po kandidon përsëri dhe demokracia është në rrezik, deklaroi Hillary Clinton.

Ish-sekretarja e shtetit tha se, ish-presidenti Donald Trump po planifikon të bëjë oferta presidenciale në vitin 2024 dhe paralajmëroi se fitorja e një mandati të dytë do t’i bënte katër vitet e tij të para të zhurmshme në Shtëpinë e Bardhë të dukeshin si një lojë fëmijësh.

“Mendoj se Trump do të kandidojë përsëri”, tha Clinton në një intervistë për MSNBC .

“Nëse ai nuk mban përgjegjësi për veprimet e tij dhe i bën sërish, mendoj se ky mund të jetë fundi i demokracisë sonë”, shtoi ajo.

Ish-zonja e parë dhe kandidatja demokrate për presidente paralajmëroi se, lejimi i Trumpit për të rimarrë frenat e pushtetit do të ishte një fatkeqësi e paprecedentë për Shtetet e Bashkuara.

“Kemi të bëjmë me një situatë ku marrja e një vendimi do të na çonte drejt një suksesi apo një dështimi”, tha Clinton.

“Nëse ai ose dikush i ngjashëm me të do të zgjidhet edhe një herë president, ju nuk do ta njihni më vendin tonë”, shtoi ajo./atsh