18:55 / 31.12.2021
Turqi, sekuestrohen mbi 550 kilogramë metamfetaminë
Shtatë të dyshuar, të gjithë shtetas të huaj, u arrestuan në bastisjet në rrethet Esenyurt, Basaksehir dhe Sariyer.
Rreth 555 kilogramë metamfetaminë u sekuestruan në Stamboll, sasia më e madhe ndonjëherë e drogës ilegale në Turqi, theksoi sot një burim i sigurisë.
Shtatë të dyshuar, të gjithë shtetas të huaj, u arrestuan në bastisjet në rrethet Esenyurt, Basaksehir dhe Sariyer, tha burimi.
Më shumë se 40 mijë dollarë para të gatshme u sekuestruan gjatë operacionit./aa























