Pakistani dhe India ndanë me njëra-tjetrën listat e komplekseve bërthamore
BKT
   Bota

Pakistani dhe India ndanë me njëra-tjetrën listat e komplekseve bërthamore

Si pjesë e kësaj marrëveshjeje e cila synon parandalimin e sulmeve ndaj komplekseve bërthamore, dy vendet ndajnë këto lista me njëra-tjetrën çdo vit më 1 janar.

Pakistani dhe India ndanë me njëra-tjetrën listat e komplekseve bërthamore në kuadër të një marrëveshjeje që synon parandalimin e sulmeve ndaj komplekseve bërthamore.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Pakistanit thuhet se Islamabadi dhe New Delhi i kanë dorëzuar njëri-tjetrit listat e objekteve bërthamore në kuadër të marrëveshjes që u arrit mes dy vendeve më 31 dhjetor 1988 dhe e cila u miratua më 27 janar 1991.

Si pjesë e kësaj marrëveshjeje e cila synon parandalimin e sulmeve ndaj komplekseve bërthamore, dy vendet ndajnë këto lista me njëra-tjetrën çdo vit më 1 janar. Praktika në fjalë vazhdon që nga 1 janari 1992.

Ndajnë edhe listat e të burgosurve

Të dy vendet si pjesë e marrëveshjes së vitit 2008, ndanë gjithashtu edhe listat e të burgosurve që mbahen në burgjet e njëra-tjetrës.

Në Pakistan ndodhen 628 shtetas indianë të burgosur, përfshirë 51 civilë dhe 577 peshkatarë.

Në burgjet e Indisë ndodhet 355 të burgosur pakistanezë, përfshirë 282 civilë dhe 73 peshkatarë.

Dy vendet në kuadër të një marrëveshjeje në vitin 2008, ndajnë me njëra-tjetrën çdo vit më 1 janar dhe 1 korrik listat e të burgosurve.