Italia regjistron numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19
BKT
   Bota

Italia regjistron numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19

Në Itali në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 155 persona duke e rritur numrin e viktimave në 137.402.

Në Itali gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 144.243 raste me COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me rastet e reja numri i rasteve në vend ka arritur në 6.125.683 ndërsa numri i të pacientëve që trajtohen në kujdesin intensiv ka arritur në 1.226.

Me 144.243 rastet e shënuara në 24 orët e fundit, në vend u regjistrua "shifra më e lartë e rasteve ditore" që nga fillimi i pandemisë në shkurt 2020 e deri më tani.

Në Itali në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 155 persona duke e rritur numrin e viktimave në 137.402.

Dje në vend u shënuan 126.888 raste të reja, ku numri i rasteve shënoi një rritje me rreth 20 mijë. Ndërsa numri i të shëruarve u rrit në 5.087.297 me 22.579 të shëruar.

Në vend fushata e vaksinimit masiv kundër COVID-19 filloi më 27 dhjetor 2020. Deri më tani janë aplikuar 111.161.728 doza të vaksinës.