21:06 / 01.01.2022
El Salvador, sekuestrohen 4.1 tonë kokainë
Presidenti i vendit Nayib Bukele në një deklaratë tha se kokaina 4.1 tonë e sekuestruar ka një vlerë rreth 104 milionë dollarë.
Në shtetin e Amerikës Qendrore, El Salvador janë sekuestruar mbi 4 tonë kokainë në një varkë.
Presidenti i vendit Nayib Bukele në një deklaratë tha se kokaina 4.1 tonë e sekuestruar ka një vlerë rreth 104 milionë dollarë.
Lidhur me ngjarjen janë arrestuar 5 shtetas kolumbianë dhe 2 shtetas nga Ekuadori.
Droga e destinuar për tregun e SHBA-së, kalon përmes rrugës ajrore ose detare fillimisht në Amerikën Qendrore dhe më pas në Meksikë.























