SHBA, mbi 70 universitete i kthehen mësimit në distancë për shkak të COVID
Universiteti i Harvardit njoftoi se në tre javët e para të vitit të ri mësimet do të zhvillohen në distancë dhe në rast të përmirësimit të kushteve do të kthehen në kampuse në fund të muajit janar.
Në SHBA shumë universitete kanë vendosur të kthejnë sërish mësimin në distancë për shkak të rritjes me shpejtësi të rasteve me COVID-19 në javët e fundit.
Mbi 70 universitete në 26 shtete njoftuan se në semestrin e dytë do të vazhdojnë mësimin në distancë nëpërmjet internetit.
Universiteti i Harvardit njoftoi se në tre javët e para të vitit të ri mësimet do të zhvillohen në distancë dhe në rast të përmirësimit të kushteve do të kthehen në kampuse në fund të muajit janar.
Ndërsa Universiteti i Chicagos njoftoi se fillimi i semestrit të dytë do të shtyhet dy javë dhe se mësimet në dy javët e para do të jenë nëpërmjet internetit.
Në mesin e universiteteve të tjera që do të kthehen në mësimin në distancë janë edhe "George Washington", "Yale" dhe "Columbia".























