EBA nga 10 janari do të ndalojë udhëtimet jashtë vendit për të pavaksinuari
BKT
   Bota

EBA nga 10 janari do të ndalojë udhëtimet jashtë vendit për të pavaksinuari

EBA-ja është renditur si vendi i parë në botë ku të gjithë shtetasit e saj kanë marrë dozën e parë kundër COVID-19 dhe ku mbi 90 për qind e popullatës kanë marrë edhe dozën e dytë.

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) duke filluar nga 10 janari do të ndalojnë udhëtimet jashtë vendit për qytetarët e saj të pavaksinuar.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve WAM të EBA-së, në një deklaratë nga Ministria e Jashtme dhe Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Situatave Emergjente dhe Fatkeqësive thuhet se është vendosur që duke filluar nga 10 janari të zbatohet ndalesa e udhëtimit jashtë vendit për qytetarët që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.

Për qytetarët e vaksinuar me dy doza do të jetë e nevojshme që të marrin edhe dozën e tretë përforcuese për të udhëtuar jashtë vendit.

Në këtë ndalesë nuk do të përfshihen personat të cilët janë të përjashtuar në aspektin mjekësor për t'u vaksinuar kundër COVID-19. Ky kusht nuk do të kërkohet në udhëtimet që bëhen me qëllime humanitare dhe arsye trajtimi.

EBA-ja është renditur si vendi i parë në botë ku të gjithë shtetasit e saj kanë marrë dozën e parë kundër COVID-19 dhe ku mbi 90 për qind e popullatës kanë marrë edhe dozën e dytë.