Italia regjistron mbi 140 mijë raste të reja me COVID-19
BKT
   Bota

Italia regjistron mbi 140 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 111 persona duke e rritur numrin e viktimave në 137.513.

Në Itali gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 141.262 raste me COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 141.262 rastet e reja numri i rasteve ka arritur në 6.266.939 ndërsa numri i të pacientëve që trajtohen në kujdesin intensiv ka arritur në 1.297.

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 111 persona duke e rritur numrin e viktimave në 137.513.

Dje në vend u shënuan 144.243 raste të reja, duke regjistruar shifrën më të lartë të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë në shkurt 2020 e deri më tani.

Ndërsa numri i të shëruarve u rrit në 5.107.729 me 20.432 të shëruar.

Fushata e vaksinimit masiv kundër COVID-19 filloi më 27 dhjetor 2020. Deri më tani janë aplikuar 111.161.728 doza të vaksinës.