Miopia tek fëmijët rritet për shkak të pandemisë
BKT
   Bota

Miopia tek fëmijët rritet për shkak të pandemisë

Numri i fëmijëve që kanë probleme me shikimin pritet të rritet si pasojë e pandemisë së koronavirusit, sipas optikëve gjermanë.

Me kohën e kufizuar jashtë ambjenteve të shtëpisë dhe për shkak të karantinës ose mbylljes së shkollave, okulistët presin një rritje të miopisë tek fëmijët.

“Është e pritshme që miopia te fëmijët të jetë rritur gjatë pandemisë për shkak të shikimit të tepërt të ekraneve të celularëve dhe tabletave në një distancë shumë të afërt”, tha zëdhënësi i Shoqatës Profesionale të Okulistëve (BVA), Ludger Wollring.

“Për të parandaluar miopinë tek fëmijët, drita e diellit është një faktor i rëndësishëm. Edhe drita e zbehtë e ditës është më e mirë se drita artificiale”, tha ai. /atsh