20:22 / 02.01.2022
Çeki, kryeministri Fiala paralajmëron për një vit të vështirë
Në fjalimin e tij të parë të Vitit të Ri, kryeministri i ri çek Petr Fiala paralajmëroi për një nga vitet më të vështira në historinë e fundit të vendit duke u bërë thirrje bashkatdhetarëve të tij të qëndrojnë të bashkuar.
57-vjeçari përmendi si kërcënime, kostot e energjisë, inflacionin dhe pandeminë e koronavirusit.
Fiala përmendi edhe presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, të cilin Çekia do ta marrë pas largimit të Francës në gjysmën e dytë të vitit.
“Pas disa muajsh do të dëgjohemi – opinioni ynë do të ketë peshë më të madhe”, tha Fiala./atsh























