Gaboni, do të bëhet anëtare e Komonuelthit britanik në vitin 2022
BKT
   Bota

Gaboni, do të bëhet anëtare e Komonuelthit britanik në vitin 2022

Presidenti i Gabonit, Ali Bongo Ondimba, në një deklaratë njoftoi se vendi i tij do të bëhet anëtari i 55-të i Komonuelthit në vitin 2022.

Ish-kolonia franceze Gabon do të bëhet pjesë e Komonuelthit britanik në vitin 2022.

Presidenti i Gabonit, Ali Bongo Ondimba, në një deklaratë njoftoi se vendi i tij do të bëhet anëtari i 55-të i Komonuelthit në vitin 2022.

Ai e cilësoi si një zhvillim premtues anëtarësimin në Komonuelth.

"Kjo është një pikë kthese shumë e rëndësishme për vendin tonë", tha Ondimba.

Edhe pse do të jetë pjesë e Komonuelthit, theksohet se Gaboni do të ruajë identitetin frankofon.

Gaboni, me një popullsi prej 2,5 milionë banorësh, procesin për anëtarësim në Komonuelth e kishte nisur në vitin 2020.

Pjesë e Komonuelthit janë 54 shtete nga 5 kontinente.

Ndër këto vende, shumica e të cilave janë ish-koloni britanike, vetëm Mozambiku dhe Ruanda nuk kanë lidhje koloniale me Mbretërinë e Bashkuar.