Izraeli nis rihapjen e kufijve pas izolimit
BKT
   Bota

Izraeli nis rihapjen e kufijve pas izolimit

Izraeli ka njoftuar se nga 9 janari do të lejojë hyrjen e të huajve nga një listë me rreth 200 vende ‘portokalli’ që konsiderohen si në rrezik mesatar të infektimit.

Sipas rregullores së re personat duhet të jenë të vaksinuar ose shëruar nga Covid-19.

Në çdo rast, ata do të duhet t’i nënshtrohen një tamponi para nisjes dhe një testi molekular në momentin e mbërritjes, dhe të izolohen derisa testi të rezultojë negativ./atsh