Ishte në arrati për 20 vjet, arrestohet pasi nuk mbante maskë në dyqan
BKT
   Bota

Ishte në arrati për 20 vjet, arrestohet pasi nuk mbante maskë në dyqan

Policia në Varshavë ka arrestuar një burrë të dënuar për vrasje, i cili ka qenë në arrati për 20 vjet pasi nuk mbante maskë në një dyqan, tha një zëdhënëse e policisë për AFP të martën.

"Burri u ndalua nga policia në lagjen Bielani për shkak se nuk mbante maskë”, tha Elvira Kozlovska.

Një 45-vjeçar është dërguar në mbajtje. Ai duhet të vuajë një dënim prej 25 vjetësh.

Kozlovska refuzoi të thotë se për çfarë rasti të vrasjes bëhet fjalë.