Johnson paralajmëroi Iranin, po i mbaron koha për të shpëtuar marrëveshjen
BKT
   Bota

Johnson paralajmëroi Iranin, po i mbaron koha për të shpëtuar marrëveshjen

Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi sot Iranin se koha për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore nga viti 2015 po i vjen fundi.

Johnson zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Naftali Bennett për negociatat në vazhdim për marrëveshjen bërthamore iraniane, të cilat vazhduan në Vjenë, përcjell Reuters.

“Kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar dëshiron që negociatat në Vjenë të çojnë në një rinovim të plotë të JCPoA (Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit), por shtoi se ne kemi nevojë që Irani të angazhohet në mirëbesim”, tha një zëdhënës i Downing Street. .

“Dera diplomatike është e hapur, por koha për të arritur një marrëveshje po mbaron”, shtoi ai.