Brazil, pezullohen udhëtimet me anije për shkak të variantit Omicron
BKT
   Bota

Brazil, pezullohen udhëtimet me anije për shkak të variantit Omicron

Qeveria federale tha se për shkak të përhapjes së variantit Omicron, deri më 21 janar janë pezulluar të gjitha aktivitetet e anijeve turistike.

Njoftohet se aktivitetet e anijeve turistike në Brazil janë pezulluar përkohësisht për shkak të përhapjes së variantit Omicron të COVID-19.

Në deklaratën e lëshuar nga qeveria federale, thuhet se për shkak të përhapjes së variantit Omicron, deri më 21 janar janë pezulluar të gjitha aktivitetet e anijeve turistike.

Vendimi erdhi pasi autoritetet shëndetësore të vendit paralajmëruan për rritjen e numrit të rasteve në anijet turistike në ditët e fundit.

Zyrtarët shëndetësorë që nga 26 dhjetori 2021 kishin paralajmëruar përhapjen e virusit, duke nënvizuar se rreth 800 raste janë zbuluar në anijet turistike që mbërritën nga zonat turistike brenda një periudhe nëntëditore.

Personat që ishin në bordin e anijes së lundrimit "MSC Preziosa", e cila u ankorua në portin e Rio de Zhaneiros, u desh të prisnin gjashtë orë për të zbarkuar pasi COVID-19 u zbulua tek 26 pasagjerë dhe tek dy pjesëtarë të ekuipazhit.