20:12 / 04.01.2022
Starbucks obligon për punëtorët vaksinimin ose testin e përjavshëm të COVID
Kompania u kërkoi rreth 220 mijë punonjësve të saj në SHBA që të njoftojnë nëse kanë vaksinën e COVID-19 deri më 10 janar.
Zinxhiri i kafeve Starbucks po kërkon që punonjësit e tij në SHBA të vaksinohen kundër COVID-19 ose të paraqesin një rezultat negativ të testit çdo javë.
Kompania u kërkoi rreth 220 mijë punonjësve të saj në SHBA që të njoftojnë nëse kanë vaksinën e COVID-19 deri më 10 janar.
Punonjësit do të duhet të paraqesin rezultat negativ të testit çdo javë nëse nuk vaksinohen.
Në një deklaratë, drejtori i operacioneve të Starbucks, John Culver, tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe se ata mund të aplikojnë masa shtesë në varësi të situatës.























