Ukrainë, do të fillojë të aplikohet doza e tretë e vaksinës e COVID-19
BKT
   Bota

Ukrainë, do të fillojë të aplikohet doza e tretë e vaksinës e COVID-19

Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Lyashko, deklaroi se personat mbi 60 vjeç do të vaksinohen të paktën 6 muaj pas dozës së dytë të vaksinës.

Ukraina vendosi që të fillojë aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundë COVID-19 për personat mbi moshën 60 vjeçare.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Lyashko, deklaroi se personat mbi 60 vjeç do të vaksinohen të paktën 6 muaj pas dozës së dytë të vaksinës.

Lyashko njoftoi se në takimin që do të mbahet nesër do të diskutohet edhe doza e tretë e vaksinës për kategoritë e tjera.

Rastet me COVID-19 të cilat nisën të rriteshin sërish në shtator 2021 në vend, më 4 nëntor arritën në nivelin më të lartë me 27.377.

Në Ukrainë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.746 raste, ndërsa deri më sot 13.762.162 persona kanë marrë nga 2 doza të vaksinës.