Gjermani, fëmijëve u jepet dozë e gabuar e vaksinës kundër COVID-19
BKT
   Bota

Gjermani, fëmijëve u jepet dozë e gabuar e vaksinës kundër COVID-19

Të paktën 21 fëmijëve të hënën iu dha gabimisht dozë e të rriturve e vaksinës kundër COVID-19 në një qendër vaksinimi në kopshtin zoologjik të Hanoverit, tha departamenti i shëndetësisë i qytetit.

Disa fëmijëve në qytetin verior gjerman të Hanoverit u është dhanë sasi e gabuar e vaksinës kundër COVID-19, theksuan sot zyrtarët shëndetësorë.

Të paktën 21 fëmijëve të hënën iu dha gabimisht dozë e të rriturve e vaksinës kundër COVID-19 në një qendër vaksinimi në kopshtin zoologjik të Hanoverit, tha në një deklaratë departamenti i shëndetësisë i qytetit.

Marlene Graf, një specialiste mjekësore nga departamenti, tha se doza më e lartë nuk do të ketë ndonjë ndikim negativ në shëndetin e fëmijëve, por mund të çojë në efekte anësore, të tilla si dhimbje në krah ose temperaturë.

Prindërit e fëmijëve të prekur janë informuar me e-mail dhe telefonata.

Steffen Krach, kryetar i rajonit, kërkoi falje për gabimin dhe tha se do të marrin të gjitha masat për të siguruar që gabimi të mos përsëritet.