Fundi zyrtar i BlackBerry
BKT
Tech

Fundi zyrtar i BlackBerry

BlackBerry klasik po detyrohet të tërhiqet.

Një pionier i postës elektronike në lëvizje dhe model i lidhjes së korporatave.

Telefoni “mbretëronte” kur tastierat fizike ende nuk u ishin nënshtruar ekraneve me prekje.

Por, të martën e 4 janarit, simboli i statusit do të bëhet një relike më shumë e një epoke të shkuar.

Kjo, ndërsa kalimi në teknologjinë wireless 5G po shkon përpara.

Pajisjet e vjetra nuk do të jenë në gjendje të dërgojnë një mesazh me tekst ose të telefonojnë 911.

Megjithatë, mund të jeni ende në gjendje të luani Brick Breaker.

BlackBerry ishte ndër pajisjet e para që prezantoi tensionin midis shtëpisë dhe zyrës.

Tani, rënia e pajisjes po vjen në një moment kur bota profesionale po llogarit koston e të qenit i arritshëm përjetësisht nga punëdhënësi juaj.

Në vitin 2002, kur erdhi versioni i parë që mund të konsiderohej një smartphone, Blackberry kërkonte përdorimin e një kufjeje.

Për vite me radhë, BlackBerry ishte në krye të nivelit të teknologjisë personale, e domosdoshme për politikanët, të famshmit dhe profesionistët.

Kim Kardashian kishte disa BlackBerry, vetëm në rast se njëra prishej, dhe Presidenti Barack Obama refuzoi të hiqte dorë nga BlackBerry pasi mori detyrën.

Pasi iPhone debutoi në vitin 2007, pozita e BlackBerry pësoi rënie.

Deri në vitin 2016, kur kompania pushoi së prodhuari BlackBerry dhe e zhvendosi fokusin e saj në software, aksionet e saj u zeruan.


MË SHUME NGA Tech