Korea e Jugut, 37,7 % e popullatës u vaksinuan me të tre doza kundër Covid
BKT
   Bota

Korea e Jugut, 37,7 % e popullatës u vaksinuan me të tre doza kundër Covid

Korea e Jugut ka shënuar një rritje të rasteve me koronavirus.

Zyrtarët shëndetësore bënë me dije se të martën u shënuan 4, 444 raste të reja dhe 57 viktima.

Sipas të dhënave nga shërbimi i Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Koresë, shkalla e vdekshmërisë ka mbetur e pandryshuar me 0.90%, ndërsa nga janari i 2020 gjithsej janë regjistruar 649, 669 të infektuar.

Sakaq autoritetet theksojnë se në spitale është ulur numri i pacientëve të shtruar në gjendje kritike.

Ndërkohë rreth 83,2% e qytetarëve janë vaksinuar plotësisht, ndërsa 37,7 % kanë marrë vetëm dozën e tretë./bw