09:30 / 05.01.2022
Protesta për gazin në Kazakistan, plagosen 95 efektivë policie
Më shumë se 200 njerëz u arrestuan gjatë protestave të dhunshme të së martës në të gjithë Kazakistan, kundër rritjes së çmimit të gazit.
Sipas Policisë së vendit të paktën 95 oficerë policie u plagosën në përleshje.
Ministria e Brendshme përmes një komunikate tha se demonstruesit “u janë dorëzuar provokimeve” dhe se “grupe qytetarësh kanë bllokuar rrugët dhe qarkullimin, duke prishur rendin publik”./A2























