India regjistron vdekjen e parë me Omicron
BKT
   Bota

India regjistron vdekjen e parë me Omicron

India konfirmoi sot vdekjen e parë nga varianti Omicron i Covid-19.

Rezultatet e analizave të një  burri nga Udaipur të Rajasthan, i cili vdiq javën e kaluar, treguan praninë e variantit, njoftojnë  burime nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë.

Burri 73-vjeçar, i cili u konfirmua me Omicron vdiq në një spital të Udaipur më 31 dhjetor, shkruajnë mediat lokale.

“Mësohet se viktima vdiq për shkak të pneumonisë post-Covid, të shoqëruar me sëmundje shoqëruese, si diabeti , hipertensioni dhe hipotiroidizmi”,  tha Shefi i Shëndetit Mjekësor në Udaipur (CMHO) Dr Dinesh Kharadi.