Kinë, rastet e brendshme me COVID-19 shënojnë rënie të madhe
BKT
   Bota

Kinë, rastet e brendshme me COVID-19 shënojnë rënie të madhe

Kjo është hera e parë që nga 26 dhjetori i vitit 2021 që rastet e transmetuara në nivel lokal janë nën 100.

Kina po regjistron një rënie të madhe të rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) të transmetuara brenda vendit, me vetëm 41 infeksione të raportuara brenda ditës së fundit, duke shënuar një sukses të dukshëm në frenimin e transmetimit lokal të virusit.

Kjo është hera e parë që nga 26 dhjetori i vitit 2021 që rastet e transmetuara në nivel lokal janë nën 100.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës njoftoi se gjithsej 91 raste të reja të koronavirusit u raportuan në të gjithë vendin.

Pika e nxehtë e shpërthimit të vazhdueshëm, kryeqyteti Xi’an i provincës veriperëndimore Shaanxi, raportoi 35 nga rastet e transmetuara në vend.

Qyteti me 13 milionë banorë është nën izolim që nga 22 dhjetori. Ai ka regjistruar mbi 1.700 raste që nga 9 dhjetori.

Dje, autoritetet kineze pezulluan kreun e zyrës së të dhënave të qytetit Xi’an, Liu Jun, pasi sistemi i kodit shëndetësor të qytetit në javët e fundit u rrëzua dy herë në mes të testeve për COVID-19 në mbarë qytetin.

Autoritetet lokale shëndetësore kanë ngritur mbi 5 mijë vende testimi në të gjithë qytetin plot me vendas dhe emigrantë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është pothuajse 103 mijë, përfshirë gati 3.300 pacientë që akoma marrin trajtim, me 31 në gjendje të rëndë. Në Kinë deri më tani mbi 4.600 persona kanë vdekur nga koronavirusi.