09:58 / 06.01.2022
Blinken e Baerbock: Koordinim transatlantik ndaj Kinës
Në takimin me ministren e Jashtme gjermane, sekretari amerikan njoftoi se, përveç çështjes së Rusisë dhe Ukrainës, u diskutua edhe për Kinën, për të cilën të dy vendet u dakorduan për rëndësinë e koordinimit transatlantik.
“Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara u dakorduan për rëndësinë e koordinimit transatlantik për Kinën, sepse ai paraqet një sfidë të rëndësishme për vlerat tona të përbashkëta; ndaj ligjeve, rregullave dhe marrëveshjeve që nxisin stabilitetin, prosperitetin dhe lirinë në mbarë botën”, u tha në takim.























