Rusia dislokon trupa në Kazakistan,ndërsa protestat masive pushtojnë vendin
Në prag trazirave në Kazakistan, Rusia ka dislokuar ushtarë në vendin e Azisë Qendrore, njoftuan agjencitë shtetërore të lajmeve.
”Paraushtarakët u dërguan si pjesë e një force paqeruajtëse”, raportuan disa agjenci ruse, duke cituar Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia e shteteve ish-sovjetike.
Aleanca ushtarake kishte deklaruar tashmë brenda natës se do të pranonte kërkesën e Kazakistanit për ndihmë nëse kërkohej.
Kryeministri armen Nikol Pashinyan shkroi në Facebook se ushtarët duhet të dërgohen për një periudhë të kufizuar kohore “për të stabilizuar dhe normalizuar situatën në vend”.
Kazakistani i kishte kërkuar ndihmë aleancës për të rivendosur rendin pas trazirave që shpërthyen gjatë protestave të rralla masive për çmimet e larta të energjisë.
Në përgjigje, presidenti Kassym-Jomart Tokayev shkarkoi qeverinë përpara se ushtria të ndërhynte në qytetin e Almaty të mërkurën në mbrëmje.
Tokayev i quajti trazirat “një dobësim të integritetit të shtetit”.
Dhjetra njerëz u vranë në trazirat në metropolin ekonomik të Kazakistanit Almaty, u raportua të enjten./atsh























