Brazil miraton vaksinimin te fëmijët e moshë 5 deri në 11 vjeç
BKT
   Bota

Brazil miraton vaksinimin te fëmijët e moshë 5 deri në 11 vjeç

Brazili ka miratuar vaksinimin kundër Covid për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç. Ministria e shëndetësisë ka theksuar se ka doza të mjaftueshme për të gjithë prindërit që duan të vaksinojnë fëmijët e tyre.

Fushata e imunizimit për fëmijët e moshës 5-11 vjeç, e cila llogaritet në 20.5 milionë në Brazil , do të nisë në mesin e këtij muaji, me vaksinat Pfizer. Brazili u është bashkuar listës së gjatë të vendeve që kanë zgjeruar vaksinimin e fëmijëve.

Brazili është vendi një më i prekur nga pandemia. Në Brazil janë regjistruar 620,000 viktima  që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë ka vaksinuar plotësisht 67% të popullsisë.