Në Filipinet ndalohen martesat me të mitur
BKT
   Bota

Në Filipinet ndalohen martesat me të mitur

Sipas një ligji të ri të nënshkruar nga presidenti Rodrigo Duterte, martesat e personave nën moshën 18-vjeç nuk do të lejohen.

Mediat lokale raportuan se, sipas një ligji të ri të nënshkruar nga presidenti Rodrigo Duterte, martesat e personave nën moshën 18-vjeç nuk do të lejohen.

Në dekret thuhet se autoritetet filipinase i konsiderojnë martesat me të mitur si abuzive sepse cenojnë vlerat dhe dinjitetin e fëmijëve dhe se ata që martohen ose jetojnë me të mitur do të dënohen me 12 vjet burg dhe gjobë prej 40.000 pesos filipinase (rreth 690 euro). 

Nga ana tjetër, disa komuniteteve lokale në të cilat martesat me të mitur janë të përhapura do t'u lejohet një periudhë tranzicioni njëvjeçare.