Francë, Asambleja Kombëtare miraton projektligjin për kartën e vaksinës
BKT
   Bota

Francë, Asambleja Kombëtare miraton projektligjin për kartën e vaksinës

Në një votim në Asamblenë Kombëtare, projektligji u miratua me 214 vota pro, 93 kundër dhe 27 deputetë abstenuan.

Projektligji për kartën e vaksinës COVID-19, i cili shkaktoi polemika në Francë, u pranua në votimin e parë.

Në një votim në Asamblenë Kombëtare, projektligji u miratua me 214 vota pro, 93 kundër dhe 27 deputetë abstenuan.

Projektligji, i cili do të kthehet në parlament pasi të votohet në senat në fillim të javës së ardhshme, pritet të bëhet ligj pasi të miratohet edhe një herë.

Sipas rregullores së re, e cila do të shndërrojë kartën shëndetësore të COVID-19 në kartë vaksinimi, në hyrje të disa vendeve si kafene, restorante, muze, teatro dhe kinema do të kërkohet vetëm dokumenti që tregon se vaksinimet janë përfunduar dhe testi nuk do të jetë më i vlefshëm. Në mënyrë që të jetë e vlefshme karta e vaksinimit, do të duhet të administrohet edhe doza e tretë, e quajtur doza kujtuese.

Diskutimet për këtë projektligj u ndërprenë dy herë. Deklarata e presidentit francez, Emmanuel Macron, në lidhje me ata që nuk ishin vaksinuar kundër COVID-19 shkaktoi polemika në parlament.

Në një deklaratë për gazetën "Le Parisien", Macron deklaroi se ushtron presion ndaj atyre që nuk vaksinohen duke kufizuar jetën e tyre shoqërore.

Duke informuar se më shumë se 90 për qind e të rriturve janë të vaksinuar, Macron tha: "Dua t'i bezdis ata që nuk kanë marrë vaksinën. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë deri në fund. Kjo është strategjia. Nuk do t'i dërgojë në burg, nuk do të vaksinoj me forcë, nuk do të mund të pini kafe (në kafe), nuk do të mund të shkoni në teatër apo kinema".

Qeveria franceze synon që deri më 15 janar projektligji të bëhet ligj.